Stacey Chadwell International

Where Performance Meets Excellence

FARUK TASHOLLI:PIKTORI NGA KOSOVA PUSHTON QENDRA BOTËRORE TË ARTIT

Oct 22, 2013

PIKTORI NGA KOSOVA PUSHTON QENDRA BOTËRORE TË ARTIT

 

 

Nga Faruk Tasholli
 
 
Vetëm për pak muaj, piktori kosovar Shefqet Avdush Emini, me artin e tij, merr pjesë në tri qendra botërore të artit, pa llogaritur pjesën tjetër të ekspozitave të mëparshme.

Piktori kosovar me qëndrim në Holandë, Shefqet Avdush Emini, tashmë është bërë një krijues lëvizëz nëpër botë, qoftë me pjesëmarrje në ekspozita të rëndësishmë, qoftë me pjesëmarrje në juri profsionale apo edhe në qëndrime krijuese. Këtë funverë, ai ishte pjesëmarrës i simpoziumit
tradicional të pikturës në Penza të Rusisë, ku nga 400 artistë konkurentë të 23 shtetevë, u pranuan 73 prej tyre. Pas kthimit
nga ky simpozium i rëndësishëm ku marrin pjesë edhe strukturat e ndryshme politik e shtetërore, piktori ynë Shefqet Avdush Emini na deklaroi:
Une jam i ndarë shumë i kënaqur me organizimin ,kushtet e qëndrimit ,pritjen e tjera… Kam qene shum i lumtur, sepse puna ime artistike është vleërsuar shumë nga të gjithë. Respekti ka qenë vërtet në nivel të lartë… Kam pasur fatin që jam takuar me shumë artistë të mëdhenj dhe relacioni shoqëror e kulturor ka qenë shumë i miër në mes nesh. Kam krijuar një urë të re me shumë vende të tjera të botës dhe me artistë shumë të rëndësishëm e me struktura të ndryshme krijuese. Punën të cilën e kemi krijuar, ajo do të mbetet në koleksionin e simpoziumit e nuk proferohet të bëhet biznis me të ! Unë vertet jam ndarë shumë i kënaqur në përgjithësi dhe do ë isha i lumtur po qe se me ftojnë prapë. Pas perfundimit të këtij simpoziumi në jemi në kontakt të përhershëm me shumë artistë të vendeve të ndryshme të botës.Pas përfundimit të simpoziumit të Rusisë, kam vazhduar direkt fluturimin në Sarajevë, në Bosnje, në një simpozium tjetër. Aty jam takuar me disa shokë të tjerë ku jam njohur në simpoziumet e tjera nëpër botë, por edhe aty kam krijuar shokë të tjerë. Për disa ditë kemi vizituar pjesë të ndryshme të Bosnjes. Po ashtu, sipas programit, kemi pikturuar dhe në fund, piktura e ime dhe e tre piktorëve të tjerë nga Turqia mbetën për ’’ Muzeun e Alija Izetbegoviqit’’. Ky ishte një satisfaksion për mua, që puna ime, te mbetet edhe në atë muze të rëndësishëm në Bosnje.
Tani pritet të marr pjesë sërish në nëntor në festivalin e pikturës në Egjipt, ku kam marrë thirrje para një kohë të gjatë. Jam shumë i sigurtë qe edhe këtu do të ndahem shumë i kënaqur si herat e tjera… Egjipti tani më është bërë si shtëpi e dyteë. Edhe këtu si në shumë vende të botës kam krijuar një rreth të gjerë të shoqërisë, dhe kujtimet e mia përherë janë shumë të mira.

Symposium in Penza,Russia 2013 

Museum ''Alija Izetbegovoc'' Sarajevo, Bosnija
 

Views: 13

Comment

You need to be a member of Stacey Chadwell International to add comments!

Join Stacey Chadwell International

Events

Are you Ready to Take the Next Step?


Call:702.925.8559
Skype: CoachChadwell

Facebook

© 2017   Created by Stacey Chadwell.   Powered by

Report an Issue  |  Terms of Service